“SHAMIA E LYPESIT”

Para shume e shume vitesh,ne nje vend jetonte nje i pasur.

Dihet prej kohesh qe te pasurit jane te pangopur dhe te keqinj,por ky i pasuri ishte aq i pangopur dhe i keq,sa me te lig se ai nuk kishte ne asnje vend tjeter te botes. Gruaja e ketij pasaniku ishte po aq e pangopur dhe e keqe. Ne qofte se tek porta trokiste ndonje i varfer per ndonje cope buke,ata i leshonin qente qe i mbanin te lidhur.

Keta njerez te pasur,nje dite vendosen te blenin nje skllave. Sigurisht qe ata kerkonin skllaven me te lire sepse nuk donin te harxhonin shume para,dhe me e lira ishte vajza me e shemtuar. Te pasurit e quajten sherbyesen e tyre “majmune”. Ne shtepi degjohej vazhdimisht:

- Majmune,fshi! Majmune,na sill kete! Majmune,na sill ate!

Ne qofte se vajza nuk tregohej e shkathet,te pasurit e rrihnin me shkopinj ose e linin pa ngrene.

Nje here kur ata shkuan ne nje gosti,ne shtepine e tyre erdhi nje lypes. Ai ngriti duart drejte qiellit duke thene fjalet:

- Une po vdes urie. Me shpetoni!

Sherbetorja e degjoi renkimin dhe e futi lypesin ne shtepi. Ajo kishte mbledhur me kohe nje thes me oriz. Ia dha thesin lypesit dhe i tha:

- E mblodha kete thes kokerr me kokerr ne kashten qe ndizja zjarrin. Por ne qoftese i zoti i shtepise merr vesh qe une te dhashe ty lemoshe,do na vrase te dyve.

Lypesi e fshehu shpejte e shpejte orizin ne thes dhe kur po ndahej nga skllavja e mire,i dhuroi asaj nje shami te vogel ngjyre roze.

- Ne agim fshije fytyren me kete shami, - i tha ai dhe u be gati te largohej nga shtepia.

Por kur lypesi do dilte nga shtepia,u kthyen nga gostia pasaniket. Kur pane lypesin brenda ne shtepi,pasaniku filloi t’i bertiste sherbyeses:

- Si guxon ti te fusesh ne shtepine tone nje lypes,o majmune e piste! Do iu rrah keq te dyve,ty edhe kete leckaman.

Sapo mbaroi keto fjale,i pasuri u kthye te kapte lypesin por ai ishte zhdukur qe aty. Askush nuk mundi ta shikonte kur ai u largua me vrap. I pasuri koprac u inatos akoma me

shume kur pa se ai kishte ikur. Atehere kapi nje shkop nga ata qe ndeshkonte qente qe mbante lidhur ne zinxhir dhe filloi ta rrihte skllaven. Vajza lutej per meshire por i pasuri e rrihte pa i ardhur keq.

Vajza e gjore erdhi ne vete vetem te nesermen ne mengjes. Iu kujtua shamia qe i kishte dhene lypesi dhe me te fshiu fytyren.

Vajza e fshiu fytyren e saj te shemtuar me shamine per tre dite me radhe,cdo mengjes. Dhe mengjesin e dites se katert,kur vajza u afrua te pasqyra,bertiti pa dashur; nga pasqyra ate e veshtronte nje vajze e cila ishte nje bukuroshe e vertete. Shamia ngjyre roze e lypsarit beri nje mrekulli te madhe: vajza e shemtuar ishte shnderruar ne nje bukuroshe te pazakonte.

Kur pasaniku dhe gruaja e tij e pane skllaven e tyre te shemtuar qe ishte kthyer ne nje bukuroshe,per nje kohe te gjate nuk vinin ne vete nga inati.

- Na trego sekretin dhe do te fitosh lirine, - i tha pasaniku dinak.

Ah si i rrihte zemra skllaves! Per fituar lirine,ajo ia dha shamine torturuesve te saj,duke i treguar se si duhet ta perdornin.

Dhe pasaniket kishin shume nevoje per kete gje sepse edhe atyre po i zhdukej bukuria.

Skllaven e cuan ne kuzhine dhe qe te mos largohej,leshuan qente nga zinxhiri.

Ne agim pasaniku me te shoqen fshine fytyren me shamine roze dhe fjeten shume. Ata i hapen syte kur dielli qendronte larte ne kupen e qiellit. Dhe kur pane njeri-tjetrin,filluan me te uleritur dhe shkuan me shpejtesi para pasqyres te tmerruar.

Aty dolen dy majmune te shemtuar e te mbuluar plote me lesh.

- Skllavja ne genjeu! – klithi pasaniku. – Eja hkojme ne kuzhine me vrap,do ta shqyej ne copa te vogla dhe ia hedh qenve!

Te dy majmunet shkuan me vrap dhe u futen ne kuzhine. Por qente qe ishin te zgjidhur,sapo pane majmunet iu versulen duke lehur me te madhe si te cmendur.

Majmunet e tmerruar kercyen nga dritarja dhe kapercyen gardhin e shtepise. Kur degjuan dy qente qe po shkonin pas majmuneve,te gjithe qente e rruges i ndoqen per t’i shqyer.

Pasaniket te tmerruar iknin me vrap dhe nuk guxonin ta kthenin koken mbrapa per ta pare.

Te lehurit e qenve kishte kohe qe kishte pushuar por ata vraponin pa nderprerje,per te shpetuar nga nje vdekje e tmerrshme.

Dhe kur majmunet erdhen ne vete,pane se ndodheshin ne nje pyll te dendur ne mesin e kopeje majmunesh te tjere. Edhe atje qendruan deri sa vdiqen.