“ILACI MAGJIK”

Ne Kine eshte nje fshat i vjeter me emrin Hanj. Askush nuk do te dinte per kete fshat,ne qoftese nuk do te lindte shume shekuj me pare djali fshatar Pin Fu. Ne te njejten ore kur lindi ai,ne qiell u ndez nje yll i ri e i kalter,kurse ne pyllin e afert iu zu fryma nga inati hajdutit te keq,tigrit.

Pin Fu i vogel,nga dita ne dite behej gjithmone e me i mencur. Ne moshen katermbedhjete vjecare,ai e la fshatin e lindjes dhe pasi u pershendet me babain tha:

- Une do shkoj te luftoj me mongolet. Ata kane pushtuar token tone dhe token e punojne me djemte kineze,ia presin koken atyre qe nuk binden,ndersa ata qe nenshtrohen behen roberit e tyre. Do t’i deboj armiqte nga Kina.

Dhe kur u erresua Pin Fu u largua nga shtepia. I ati e ndoqi djalin e tij me sy kur largohej,por kur ngriti koken ne qiell,papritur pa se mbi shtepine e tyre nuk shkelqente me ylli i kalter. Yli levizi neper qiell menjehere pas Pin Fuse,duke i ndricuar rrugen e gjate dhe te veshtire.

Cdo mbremje babai i Pin Fuse dilte nga shtepia dhe kerkonte ne qiell per yllin e kalter. Sa here qe e shikonte,kuptonte qe i biri ishte gjalle,sepse ylli nuk zhdukej  e nuk shuhej,por perkundrazi shndriste cdo dite akoma me shume.

Djali Pin Fu arriti ne nje qytet te madh dhe filloi te mesoje te lexoje dhe te shkruaj. Kur ai mesoi hieroglifet,hyri si ndihmes tek nje mjek i vjeter.

Nje here mjeku e pyeti Pin Fune:

- Ti je djale i zgjuar dhe i shendetshem. Gjithashtu di te lexosh e te shkruash. Cfare te shtyn te punosh te nje plak si une?

Pin Fu iu pergjigj plakut:

- Zoteria im! Kush e do popullin e tij,duhet te beje dy gjera: te vrase armiqte e popullit te vet dhe te shpetoje miqte e tij. Une punoj tek ti qe te mesoj artin e te sheruarit.

Kur mjeku i vjeter vdiq,Pin Fu ishte i vetmi njeri qe dinte te sheronte te gjitha semundjet. Te semure kishte shume se pushtuesit i detyronin vendasit te punonin edhe ne debore,edhe ne shi,edhe ne vape te madhe,edhe ne ftohtin e madh.

Djali i ri Pin Fu i shihte te gjitha keto dhe zemra i mbushej me urrejtje per armiqte. Ai mendoi se kishte ardhur koha te mesonte si t’i vriste armiqte e popullit te tij.

Nje here kur babai i Pin Fuse doli ne mbremje per te pare qiellin,nuk e gjeti yllin ne vendin e zakonshem. Ai ishte larg ne horizont,se i biri ishte fshehur ne malet e larta.

I gjithe populli mori vesh per hakmarresin Pin Fu. Ai mblodhi rreth vetes shume te rinj te guximshem dhe gjate nates i ngrinte prita armiqeve. Hakmarrja e tij ishte e pameshirshme dhe armiqte drisheshin gjate nates nga peshperima apo tingulli i forte.

Armiqte ishin shume,ishin ushtare te panumert. Ata nuk donin te largoheshin nga Kina dhe e torturonin vendin e mrekullueshem si me pare.

Pin Fu e kuptoi se nuk mund ta lironte vendin vetem me nje ushtri te vogel trimash si ajo qe kishte mbledhur. Duhej qe te ngrihej i gjithe populli ne te njejten dite dhe ne te njejten ore per te sulmuar armikun te gjithe sebashku,por kjo nuk ishte gje e lehte.

Ai nuk arriti te mendonte dot gje per ta bashkuar popullin ne nje dite dhe ne nje ore.

Papritur ne Kine u hap murtaja e tmerrshme. Ajo shpertheu njeheresh ne te gjitha anet e vendit dhe cdo dite vdekja merrte me mijera jete njerezish.

Atehere Pin Fu u kujtua per aftesine e tij per te sheruar te semuret. Dhe keshtu,shume dite dhe nete mblodhi ne male bime te rralla sheruese dhe pergatiti prej tyre ilace cudiberese.

Kur cdo gje ishte gati,ai i tha shokeve te tij te visheshin me te bardha dhe i shperndau ne te gjitha anet e vendit. Ata do t’u jepnin kinezeve ilace kunder semundjes se murtajes.

Pin Fu i jepnin cdo njeriu te semure dhe te shendetshem dy kuti: nje te bardhe dhe nje te kuqe. Ne te bardhen ishte shkruar: “Hape,pi ilacin pluhur dhe do te sherohesh.” Ne te kuqen ishte shkruar: “Hape diten e vjeshtes me hene,tamam ne oren e lindjes se diellit.”

Ai qe piu ilacin pluhur u sherua dhe u be i fuqishem. Pa kaluar asnje muaj,murtaja u zhduk.

Erdhi pesembedhjete gushti,festa e vjeshtes. Miliona kineze prisnin me padurim lindjen e diellit. Me ne fund rrezet e para te diellit preken token. Te gjithe kinezet ne te njejten ore hapen kutite dhe brenda gjeten nje leter ku shkruhej: “Kur te shkelqeje sonte ylli i kalter,sulu mbi armikun”.

Miliona kineze duke mbajtur ne dore shpata,harqe,shigjeta dhe thika dolen ne mbremje nga shtepite e tyre. Sapo drita e yllit te kalter ndricoi qiellin,ata u hodhen te gjithe ne sulm kunder armiqve. Nuk luftonte nje grusht i vogel guximtaresh por i gjithe populli,dhe ndaj popullit nuk mund te rezistoje dot asnje armik. Dhe keshtu,pushtuesit u zhduken nje here e pergjithmone.

Pra nje fshatar i thjeshte shpetoi popullin e tij nga roberia.