“NJEQIND MIJE SHIGJETAT”

Kjo perralle ben fjale per nje fshatar,i cili shpetoi vendin e tij nga pushtuesit.

Armiqte arriten ne lumin me te madh qe rrethonte vendin dhe dhe ndaluan gjate bregut,ku po beheshin gati per te sulmuar. Perandori u shqetesua shume dhe mblodhi te gjithe ushtaret e tij e i dergoi prane lumit.

Pastaj ne darke dergoi ne kampin armik dy ushtare te shkathet per te zbuluar sa ushtare ishin. Ata u kthyen dhe i thane se nuk i mjaftoi koha qe t’i numeronin te gjithe sepse ishin me te vertete shume. Dhe mbi te gjitha,cdo ushtar kishte nga nje cante te madhe te mbushur me shigjeta. Perandori i pyeti perseri:

- Pa me thoni,cfare pane akoma syte tuaj dhe cfare iu degjuan veshet?

- Armiqte thoshin me njeri-tjetrin se pas kater ditesh do kalojne lumin,do vrasin te gjithe njerezit dhe perandorin do e mbysnin ne lume.

Perandori u tremb akoma me shume dhe mblodhi te gjithe keshilltaret e tij,te cilet thane:

- Zoti nuk na e dashka te miren! Me gjithe ato shigjeta me mire te sprapsemi.

Nje fshatar i degjoi keto fjale dhe shkoi menjehere ne vilen e perandorit. Rojet nuk e lane te hynte dhe po talleshin me te. Perandori degjoi zhurme,doli nga vila dhe pas tij dolen dhe keshilltaret. Fshatari e pyeti nese ishte e vertete se ushtaret e tij do te sprapseshin dhe perandori i tha se ishte e vertete sepse nuk kishin aq shume shigjeta. Dhe fshatari i tha:

- Pse o bir i qiellit,mos u zhduken mjeshtrat e famshem te vendit tone?

Perandori u inatos dhe i tha se askush nuk mund te bente dot aq shume shigjeta per tre dite. Atehere fshatari i tha se duhet ta mposhtim armikun me dinakeri dhe guxim. Perandori i ktheu shpinen keshilltareve dhe i tha fshatarit:

- Keshilltaret e mi te mencur dhe dinake nuk menduan dot asgje.

Atehere fshatari pa qiellin,lumin,deget e pemeve qe lekundeshin lehte nga era dhe tha:

- Pas tre ditesh une do te sjell njeqind mije shigjeta.

Perandori u nevrikos perseri por i tha se nese nuk do i sillte ai do ta groposte te gjalle. Fshatari pranoi pa iu dridhur qerpiku dhe i tha:

- Tani urdheroni te vene nen urdherat e mia njezete varka,pesedhjete ushtare dhe gjithe kashten qe ndodhet rreth e rrotull.

Keshilltaret e oborrit u shkrine se qeshuri dhe i thane fshatarit:

- Mos do na besh te lumtur me shigjeta prej kashte?

- Shigjetat e mia nuk do te jene as me te mira e as me te keqe se ato te kundershtarit, - iu pergjigj fshatari.

Perandori u mendua sa u mendua dhe ne fund pranoi sepse nuk kishte gje per te humbur.

Dita e pare kaloi dhe perandori donte te dinte me padurim sa shigjeta ishin bere,prandaj dergoi sspiunet te fshatari. Ata u kthyen dhe i thane:

- Fshatari pinte tere diten e dites,hante dhe kendonte kenge. Asnje nga ushtaret e tij nuk kishte pergatitur sikur nje shigjete te vetme.

Perandori u nevrikos keq sepse kujtonte se fshatari po tallej me te. Por keshilltaret e qetesuan duke i thene se mbase ai ka menduar dicka qe nuk e ka menduar asnje nga ne.

Kur kaloi dhe dita e dyte,spiunet shkuan dhe u kthyen perseri duke thene:

- Fshatari plak gjithe diten gjuan peshk dhe ushtaret rrine prane bregut.

Perandorit i sosi durimi dhe shkoi i tha fshatrit t’i tregonte shigjetat. Por fshatari i tha:

- Une premtova t’i pergatis shigjetat per tre dite,por kane kaluar vetem dy. Ejani pasneser ne mengjes dhe do te merrni ate qe iu kam premtuar.

Perandori nuk e besoi fshatarin dhe shkoi e beri gropen gati qe ta fuste te gjalle kur te vinte dita e trete.

Por ne te vertete ushtaret nuk kishin ndenjur kot ne breg. Ata i kishin mbuluar te gjitha varkat e tyre me kashte te trashe,dhe iu afruan armikut. Kur u afruan,ushtaret qendronin pa bere zhurme se mos i degjonte armiku por fshatari qeshi me te madhe dhe i dha urdher qe te bertisnin te gjithe me te madhe dhe t’i binin legeneve prej bakri dhe daulleve.

Varkat iu afruan armikut me aq zhurme te madhe sa dukej sikur po lundronin anije si maune.

Ate nate kishte nje mjegull shume te dendur dhe armiqte nuk arrinin te shikonin gje. Ata degjonin vetem zhurmat e shumta dhe zerat e tyre.

Dhe keshtu nga frika se mos i rrethonin,armiqte moren harqet e tyre dhe nisen me mijera shigjeta drejte varkave. Por varkat ishin te mbuluara me nje shtrese te trashe kashte dhe ushtareve qe ndodheshin poshte nuk i gjente asgje. Pasi shigjetat e armikut mbaruan,fshatari u kthye nga ata dhe i falenderoi. Dhe keshtu ushtaret filluan te vozitnin dhe u kthyen. Kur arriten ne breg pane se arkat ishin mbushur plote e perplote me shigjeta.

Sapo kishte dale dielli,ne breg arriti perandori me keshilltaret e tij dhe shikonin se si ushtaret dhe fshataret i hiqnin shigjetat nga kashta,i numeronin dhe i lidhnin nga nje mije cope bashke.

U plotesuan nje qind mije shigjeta dhe tepruan. Perandori kuptoi gjithcka dhe e pyeti:

- Ku e dije ti qe diten e trete do te kishte mjegull?

Dhe fshatari i pergjigjet:

- Ne qofte se ushtari nuk njeh ligjet e qiellit dhe te tokes dhe nuk e kupton gjuhen e natyres se tokes ku jeton,atehere eshte me mire te rrije ne shtepi dhe te rrise femijet.

Nderkohe te gjitha shigjetat u shperndane ushtareve te perandorit. Luftetaret kaluan lumin dhe sulmuan armiqte. Kundershtaret e tyre tani nuk kishin as nje mije shigjeta. Ata u sprapsen te gjithe te frikesuar por vetem pak prej tyre shpetuan.