“KEMBANA”

Eshte e kote te kerkosh ne libra te vjeter dhe ne doreshkrimet emrin e mjeshtrit qe derdhi kembanen gjigande. Por nga librat nuk mund te mesosh pse tingujt e kembanes gjigande jane aq te forta dhe te embla si gurgullima e burimit malor dhe pse papritur behen te tmerrshem dhe madheshtore. Per keto nuk shkruhet ne libra,por njerezit e moshuar e dine se kush e derdhi kembanen e mrekullueshme dhe pse tingellima e saj eshte here e qete dhe e embel,dhe here kumbonjese dhe e forte.

Shume shekuj me pare,perandori kines urdheroi te ndertonin nje qytet te ri.

- Une do ta quaj Pekin, - tha perandori, - dhe ky do te behet qyteti me i madh dhe me i mrekullueshem ne bote.

Por jo gjithcka u be ashtu si urdheroi perandori. Dy here e ndertoi populli qytetin e madh Pekinin,dhe te dyja heret armiqte e shkaterruan. Te huajt kercenin si karkalece te keqinj dhe fluturonin mbi token kineze. Ata moren burrat rober kurse qytetin e bene shkrumb e hi.

Atehere perandori shkoi larg ne male,ku prej shume vitesh jetonte nje njeri qe ishte i vetem dhe s’kishte njeri tjeter ne bote. Perandori hyri ne shpelle dhe me perulje i tha:

- Ti je nje plak i mencur. Me thuaj c’te bejme qe te ndertojme kryeqytetin e shtetit kinez,Pekinin? Si ta mbrojme ate nga sulmet e armiqve te eger?

Plaku i mencur e degjoi me kujdes pastaj u pergjigj:

- Mjeshtri me i madh i Kines le te derdhe kembanen me te madhe ne bote. Tingellima e saj duhet te arrije kufijte e shtetit tend ne jug e ne veri,ne lindje e ne perendim.

Perandori u kthye menjehere ne pallat dhe sapo arriti perplasi tre here pellembet dhe pasi u mblodhen te gjithe,ai dha urdher dhe tha:

- Gjeni ne shtetin tim,mjeshtrin me te afte.

Sherbetoret shkuan anembane ne kerkim te mjeshtrit dhe ne fund te muajit i sollen perandorit mjeshtrin me te talentuar te Kines.

Ai quhej Çen,dhe kur u perkul para fronit,perandori i tha:

- Ty te bie barra per te derdhur kembanen me te madhe ne perandorine time. Dhe mos harro qe tingellima e saj te arrij ne kufijte e shtetit tone te pafund.

Çeni filloi nga puna dhe punonte papushim e pa ndjere lodhje. Ai kishte dhe nje vajze te bukur pesembedhjete vjecare,e cila quhej Sjao Lin. Ajo e ndihmonte qe ai te gjente arin me te verdhe,argjendin me te bardhe dhe hekurin me te zi per kembanen.

Per shume nete me radhe metali i cmuar vloi ne furren e skuqur flake. Pasi Çeni e derdhi me ne fund kembanen,te gjithe pane nje te care te thelle ne siperfaqe.

Çeni e nisi perseri punen nga e para. Dhe perseri vajza e tij punetore e ndihmonte. Por sic dukej,te keqijat nuk po i ndaheshin shtepise se mjeshtrit te varfer. Kur Çeni e derdhi kembanen per here te dyte,ne siperfaqen e saj dukeshin dy te cara.

Atehere perandori e humbi durimin dhe i tha:

- Ne qofte se dhe per here te trete nuk do te kesh sukses,atehere do te te hiqet koka.

Çeni plak nuk kishte cfare te bente tjeter dhe filloi punen perseri. Ne syte e tij tani nuk kishte me gezim,kurse duart nuk i benin me per pune. Dhe sic e dime te gjithe,kur mjeshtri nuk ndien kenaqesine e punes qe ben,atehere puna nuk del kurre e mire.

Bukuroshja Sjao Lin u trishtua shume nga kjo qe po ndodhte,dhe naten kur te gjithe flinin,ajo doli fshehurazi pa u ndier dhe ia mbathi ne male tek njeriu i vetmuar. Ajo i tregoi plakut te mencur me lote ne sy per fatkeqesine e babait dhe iu lut qe ta ndihmonte.

Plaku i mencur u mendua mire dhe pastaj i tha:

- Tingellima e kembanes duhet te lind fitoren. Prandaj nje kembane e tille nuk duhet te derdhet vetem nga ari,argjendi dhe hekuri. Bashke me metalin duhet te derdhet dhe gjaku i njeriut,i gatshem per te dhene jeten per atdheun e tij.

Ne mengjes Sjao Lin po ndihmonte babane. Ajo rrinte prane furres,shikonte matalin e shkrire dhe mendime te pikelluara e thernin ne zemer. Sjao Lin dinte ate qe nuk dinte babai i saj: kembana perseri do te dilte me te cara nese asnjeri nuk flijohej. Kjo do te thoshte se armiqte e Kines do te merrnin rober djemte dhe vajzat,do te vrisnin pleqte dhe femijet e do te digjnin te gjithe qytetet dhe fshatrat. Dhe me vete mendoi:

- Jo! Kjo s’do te ndodhe me kurre!

Mjeshtri plak nuk arriti te kuptonte se cfare ndodhi,kur vajza e tij Sjao Lin u zhduk ne metalin qe po shkrihej. Gjaku i shenjte u perzie me argjendin,me hekurin dhe me arin e shkrire...

Çeni fatkeq qau papushim. Sjao Lin ishte vajza e vetme e tij,ngushellimi i vetem qe kishte...

Kembana u derdh,ajo ishte kembana me e madhe ne bote. Dhe mbi siperfaqen e saj te shndritshme nuk kishte asnje te care apo ndonje difekt tjeter.

I gjithe populli u mahnit nga puna e mrekullueshme e Çenit,te gjithe e lavderuan mjeshterine e tij. Sipas zakonit te vjeter,mjeshtri i talentuar i ra i pari kembanes dhe tingellima e embel mbushi te gjitha zemrat me gezim e me kenaqesi. Ne keto tingellima te kumbueshme,Çeni degjoi zerin e vajzes se dashur qe dha jeten e saj per memedheun,per vendin ku kishte lindur dhe e donte me shume se veten.

Ditet kalonin dhe qyteti i Pekinit tashme ishte ndertuar. Kur nje here,papritur,ne agim,te gjithe degjuan goditjet e fuqishme te kembanes. Askush nuk i ra asaj,por tingulli arriti kufijte e Kines,ne veri dhe ne jug,ne lindje e ne perendim. Zemrat e njerezve qe degjuan kete ze u bene te forta e guximtare. Kur armiku u vershoi ne Kine,perpara i doli i gjithe populli. Kinezet nuk e njihnin ne lufte as lodhjen e as friken sepse ata degjuan goditjet e kembanes. Dhe ne ato goditje degjohej zeri i vajzes Sjao Lin.

Te huajt u thyen ne lufte dhe emrat e tyre humben pergjithmone.